Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim mirëseardhës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral Brigade Federıco Collina.
Fillimisht Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Gjeneral Collina dhe e uroi për detyrën si Zëvendës Komandant i KFOR-it, duke i dëshiruar sukses në këtë detyrë të rëndësishme.
Sipas njoftimit të FSK-së gjatë takimit Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Collina diskutuan për zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të saj. Poashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale, si dhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e thellimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon.




