Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Kryetari i kësaj sindikate, z. Avdi Hoti, mori pjesë në cermoninë e shënimit të 35-vjetorit të sindikates, e cila u mbajt në Varshavë, Poloni.
Gjatë ceremonisë solemne, të organizuar nën protokollin zyrtar të Policisë dhe Sindikatës së Polonisë, presidenti i Sindikatës së Pavarur Vetëqeverisëse të Policisë së Polonisë, z. Rafal Jankowski, i dorëzoi kryetarit Hoti një medalje nderi në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e ndërsjellë.
Kryetari Hoti vlerësoi se takimet e tilla krijojnë ura të reja komunikimi dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndër-sindikal në kohët moderne, jo vetëm për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, por edhe për ndërtimin e qëndrimeve dhe veprimeve të përbashkëta në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, forcimin e dialogut social dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të interesave të anëtarëve.





