Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në pikëkalimin kufitar Jarinjë, gjatë kontrollit rutinë të një automjeti që po hynte në Republikën e Kosovës, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dy pako me municion gjuetie në çantën e pasagjerit, ndonëse paraprakisht kishte mohuar se posedonte ndonjë gjë për deklarim.
Municioni i gjetur përfshinte fishekë gjuetie të kalibrave të ndryshëm dhe, duke qenë se bëhet fjalë për mallra të ndaluara, rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore, thuhet në njoftim.





