OVL e UÇK-së kanë shprehur mirënjohje dhe falënderim të thellë për gjeneralin amerikan Wesley Clark, për praninë, integritetin dhe gatishmërinë e tij që të dëshmojë në Dhomat e Specializuara në Hagë në mbrojtje të së vërtetës mbi luftën tonë çlirimtare dhe rolin e UÇK-së.
Dëshmia e tij e qartë, profesionale dhe e mbështetur në fakte historike, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe për drejtësinë.
Fjalët e gjeneral Clark jo vetëm që konfirmuan të vërtetën tonë, por edhe nderuan sakrificën e mijëra luftëtarëve që u rreshtuan për liri, thuhet në postimin e OVL- UÇK-së.




