Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka postuar në Facebook raportin për situatën me vërshime në ditën e sotme.
Nga të dhënat që kanë pranuar nga Qendrat Operative Emergjente Regjionale 112, situata në nivel vendi paraqitet si në vijim:
Janë raportuar vërshime të intensitetit të ulët si: Prishtinë: Lagjja Kodra e Trimave, Lagjja Arbëri, si dhe zona afër Stacionit të Autobusëve,Fushë Kosovë: Lagjja Kolonia, Gjilan: Fshatrat Velikincë, Cërnicë, Livoq dhe Zheger, Ferizaj: Fshatrat Gaçkë dhe Rakaj, Kamenicë: Fshati Koretinë, lagjja Qameria (qytet) dhe fshati Roganë, Novobërdë: Fshatrat Pasjak dhe Llabjan, Junik: Lagjja Miroci.
Nga vlerësimi i situatës, gjendja paraqitet e menaxhueshme dhe nën kontroll. Agjencia e Menaxhimit Emergjent, përmes qendrave operative rajonale 112, Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, është në koordinim të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur çdo nevoje dhe kërkese nga nivel lokal.
Gjithashtu, është ngritur niveli i gatishmërisë për ekipin e kërkim shpëtimit në ujërat sipërfaqësore, ekipin e barrierave, ekipin e pompimit me kapacitet të lartë thuhet në postim.




