Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 847 tiketa trafiku.
Gjatë këtyre 24 orëve, janë raportuar 88 aksidente trafiku, prej të cilave 1 me fatalitet, 55 aksidente me dëme materiale dhe 33 aksidente me të lënduar.
Policia e Kosovës gjithashtu ka raportuar edhe për 15 persona të arrestuar, 7 të dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.





