Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së, në seancën e sotme të Kuvendit, ka krahasuar Albin Kurtin me Don Kishotin e Migel Servantes.
Këtë krahasim e bëri, pasi që sipas tij, Albin Kurti i LVV-së jeton në një botë imagjinare ku ka shumë kundërshtarë që sipas Kurtit duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë.
Më tej, Abdixhiku iu bëri thirrje partive të ish-opozitës që ta kthejnë Kurtin në realitet.
Ai gjithashtu kritikoi edhe për vonesat e krijuara duke e ditur që nuk i ka votat.




