Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur edhe një herë që Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për formimin e Qeverisë së re.
Ai thotë se LVV shfrytëzoi këto 15 ditë vetëm për të bërë një shfaqje teatrale duke e ditur se nuk i ka votat.
Abdixhiku thotë se përmes kësaj shfaqje teatrale me disa kundështarë imagjinarë, ata përgatitën material për fushatë elektorale.




