Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës njofton se ka ndaluar importin e shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga zonat administrative Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein të Gjermanisë.
Bëhet e ditur se ky vendim është marrë duke iu referuar, raportit të fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve, raportit të Komisionit Evropian të datës 28.10.2025 dhe Raportit të Autoritetit Kompetent të Gjermanisë të datës 12.11.2025.
Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet aktive deri në vlerësimin e radhës nga autoritetet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.




