Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka reaguar pas dështimit të seancës së parë të jashtëzakonshme, në të cilën sipas tij në rend dite kishte për trajtim çështje me rëndësi imanente për aspektin financiar të shtetit dhe për mirëqenien e qytetarëve.
“Pas pikës së parë për themelimin e komisioneve parlamentare, ishin edhe projektligjet për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare të sponsorizuara nga Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu, me vlerë që arrin rreth 1 miliard euro investime dhe grante për vendin tonë.
Në vijim ishte edhe Buxheti i vitit 2026, afro 4 miliardë euro, si dhe situata buxhetore e komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, përfshirë zgjidhjen financiare të RTK dhe pagat e punëtorëve të saj. Për të gjitha këto çështje përsërita gatishmërinë time të plotë si nga dita e parë pas konstituimit të Kuvendit, që në Kryesi bashkërisht të themelimojmë komisionet e përhershme parlamentare dhe të krijohen kushte institucionale për miratimin e këtyre çështjeve serioze për vendin dhe qytetarët tanë.”shkruan Basha.
Basha thekson se fatkeqësisht pjesëmarrja në seancë nuk ishte e plotë nga grupet e tjera parlamentare.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook shpreh keqardhje që nuk u arrit një pjesëmarrje më e gjerë, e cila do t’i shërbente procesit dhe përgjegjësisë institucionale




