Ka filluar seanca për votimin e Qeverisë Konjufca, në fjalën hapëse, kreu i Kuvendit, Dimal Basha, e ftoi të mandatuarin Glauk Konjufca që të prezantojë kabinetin e tij qeveritar.
Konjufca filloi fjalimin me ngërçin politik të shkaktuar, sipas tij, nga partitë ish-opozitare.
Ai bën thirrje për votimin e qeverisë në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e parakohshme dhe thellimi i krizës.




