Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij në seancën për votimin e qeverisë, kritikoi Qeverinë në detyrë për rritjen e pensioneve, që sipas tij, u bë në kohën kur iu deshën votat për qeverinë.
Ai tha se kemi kërkuar më herët të ndodhë kjo por u bë në kohën kur dështoi Kurti të zgjidhej Kryeministër dhe ende nuk ishte mandatuar Konjufca.
Sipas Haradinajt vendimi ishte e mirë por jo në kohën e duhur.




