Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, mori pjesë sot në Tiranë në takimin e “Task Force”-së së përbashkët për migracionin midis Britanisë së Madhe, Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë nismë rajonale marrin pjesë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Drejtori Hoxha e vlerësoi shumë këtë lidhje të re dhe i dha mbështetje të plotë, duke konfirmuar se shkëmbimi i të dhënave dhe bashkëpunimi i ngushtë janë thelbësore për të luftuar sfidat e migracionit dhe sfidat tjera në interes të përbashkët.




