Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se seanca e jashtëzakonshme që pritet të mbahet sot në ora 11:00, cenon rendin kushtetues dhe juridik e poashtu edhe procedurat parlamentare të Republikës së Kosovës.
IKD thekson se janë anashkaluar procedurat e që bien ndesh me Rregulloren e Kuvendit, ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe praktikën e deritanishme parlamentare.Ata e shpjegojnë se kur mund të formohen Komisionet Parlamentare.
Tutje IKD ka theksuar se “Nëse ky hap nuk ndërmerret, vazhdimi i devijimeve aktuale do të shkaktojë dëm të parikuperueshëm për rendin kushtetues të vendit, funksionimin e demokracisë parlamentare dhe sundimin e ligjit”.




