Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj para nisjes së seancës të orës 14:00, deklaroi se zhvillimet e sotme kanë qenë tallje për vendin.
Ai para mediave theksoi se duhet që së pari të zgjidhet qeveria e pastaj të formohen komisionet e votimi i buxhetit.
Limaj theksoi se veprimet e sotme nuk kanë për qëllim adresimin e nevojave të vendit, por synime të pastërta elektorale.




