Ministri në detyrë i Financave, Hekruan Murati, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, ku nuk u votua Qeveria Konjufca, tha se me sjelljet e partive opozitare tashmë ka kulmuar ajo që është thënë prej fillimit që partitë opozitare, bashkë me Listën Serbe janë barrikaduar kundër Albin Kurtit.
Ai kritikoi qasjen e partive të tjera, të cilat nuk miratuan marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe ato për buxhet, qoftë për buxhetin në tri komunat, qoftë për RTK-në, duke lënë qytetarët pa përfitimin e këtyre mjeteve buxhetore.




