Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë thënë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Kosovës, Besim Kelmendi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar lidhur me masakrën e Reçakut.
Ata shprehin shqetësimin e tyre të thellë lidhue me këtë, duke thënë se është e tmerrshme që sipas dëshmive, Kelmendi ka qenë asistent i gjyqtares famëkeqe Danica Mariloviq, e cila hetonte ngjarjen nga perspektiva e regjimit serb, duke tentuar ta relativizojë ngjarjen.
OVL UÇK vlerëson se organet përgjegjëse duhet ta shkarkojnë menjëherë nga detyra dhe ta përjashtojnë nga sistemi i drejtësisë, sidomos pas kësaj ftese të Prokurorisë Speciale sepse sipas tyre, Kosova nuk mund të ketë Kryeprokuror që ka punuar për Danicën në kohën kur ajo përpiqej të shkatërronte të vërtetën e Reçakut, edhe pas jehonës që i dha Ambasadori Walker.





