Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se po vazhdojnë t’i çmontojnë elementet kriminale e terroriste të Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm.
Reagimi erdhi pasi mbrëmë, njësitë e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje të Jarinjës, kanë hasur uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë, si dhe një predhë antitank.






