Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar foto nga takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mark Fleming.
Në një reagim në Facebook ai shkruan se SHBA mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane, ndërsa thekson se vendi ka nevojë për një luftë reale kundër krimit të organizuar.




