Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 19.11.2025, me organizmin e Drejtorisë së Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, mbështetur nga OSBE misioni në Kosovë, është mbajtur mbledhja e 23-të të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. Në këtë takim përpos përfaqësues të Komiteteve Lokale për Siguri Publike, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga struktura udhëheqëse e Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Forca e Sigurisë së Kosovës, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe institucioneve tjera.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i punës dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KLSP-ve si dhe prezantimi dhe diskutimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e parandalimit dhe rritjes së sigurisë në komunitet, thuhet në njoftim.
Gjatë mbledhjes u prezantua edhe përmbledhja e aktiviteteve të Drejtorisë së Policisë në Bashkësi gjatë vitit 2025 dhe u shqyrtuan sfidat aktuale të sigurisë, u prezantuan praktikat e mira të bashkëpunimit polici–komunitet, si dhe u propozuan hapa konkretë në mbështetjen e Komiteteve Lokale në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.





