Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare.
Ai ka thënë se ata vetëm po presin ftesën e presidentes që partitë politike të caktojmë së bashku datën e zgjedhjeve.
Sipas Zogajt, opsioni i tyre është që data 21 dhjetor të jetë data e zgjedhjeve për shkak se data 28 do të ishte e papërshtatshme për shkak që është në kohën e festive dhe numërimi i votave do bie në datën e ndërrimit të moteve.
Ai ka theksuar se nga këto zgjedhje presin një rezultat tjetër me më shumë deputet në Kuvend nga partia e tyre.




