Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e ka duke e quajtur këtë moment “faqe të re për vendin”.
Abdixhiku u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës dhe atyre në mërgatë që më 28 dhjetor të bashkohen në një “mision qytetar” për ndryshim./RTKLive/
Ai ka theksuar se pas një viti të rëndë për vendin, zgjedhjet e fundvitit janë një mundësi që shpresa të ketë “adresë” dhe që vendi të marrë drejtim të ri.
Sipas tij, Kosova është e gatshme të lërë pas “vitet e humbura, ngecjet, lodhjet e zhgënjimet”, duke hyrë në një fazë të re ndërtimi institucional dhe rikthimi të dinjitetit.




