Agjencia Kadastrale e Kosovës ka organizuar takimin e radhës të “Komitetit Ndërministror”, ku janë prezantuar zhvillimet e fundit në adresat zyrtare dhe të dhënat hapësinore.
U.d. Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti, theksoi se lansimi i platformës për regjistrimin online të adresës zyrtare përmes eKosovës tashmë po funksionon me sukses, duke mundësuar mbi 750 mijë qytetarëve deklarimin e adresës pa vizita në sportele.
Kujtim Mustafa nga kjo agjenci tha se Gjeoportali Shtetëror dhe Gjeoportali për Infrastrukturë Kombëtare të Informacionit Hapësinor mundësojnë publikimin dhe shpërndarjen e të dhënave sipas standardeve të INSPIRE.
Gjatë prezantimit u paraqit struktura ligjore, përfshirë Rregulloren (QRK) Nr. 18/2023 për trajtimin e informalitetit, si dhe roli i Bordit Mbikëqyrës, i cili përbëhet nga pesë anëtarë dhe mbikëqyr punën dhe politikat strategjike të AKKVP-së.




