Fc Ballkani ka konfirmuar largimin e Orges Shehit nga pozita e trajnerit.
Vendimi ka ardhur menjëherë pas ndeshjes me Drenicën, ku Shehi ka njoftuar lojtarët dhe drejtuesit se kishte planifikuar të largohej në janar.
Duke marrë parasysh situatën aktuale dhe nevojën për stabilitet brenda skuadrës, kryesia e klubit ka vendosur që largimi i tij të formalizohet menjëherë.
Në njoftimin zyrtar, klubi ka falënderuar Shehin për punën, kontributin dhe kohën e kaluar te Ballkani, duke i uruar suksese në hapin e radhës të karrierës së tij trajnuese.
Derisa të merret një vendim final për trajnerin e ri, skuadrën e parë do ta drejtojë përkohësisht trajneri i ekipit U21, Edon Gashi.




