Bashkimi në edicionin debutues në FIBA Europe Cup shënoi tri fitore në gjashtë ndeshje, nga një fitore ndaj çdo kundërshtari.
Por, kjo nuk mjaftoi për të kaluar grupet.
Në Grupin J, katër skuadrat kishin nga tri fitore e tri humbje, por vendosi koshdallimi, e që Portokallezinjtë nuk e kishin në favor të tyre.
Tutje nga grupi u kualifikua vetëm Reggiana. Dhjetë vendet e para dhe gjashtë më të mirat nga dhjetë grupet u kualifikuan në Top 16.




