Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, i është drejtuar qytetarëve me një video ku flet për datën e zgjedhjeve.
Ai thotë se PDK është e gatshme me ekip, program dhe vizion sepse Kosova ka nevojë për normalitet, stabilitet dhe një qeveri që punon dhe jep rezultate.
Hamza shton se fitorja e PDK-së do të jetë fitore për Kosovën e zhvilluar dhe ata janë gati të rikthejnë stabilitetin dhe funksionimin normal të shtetit.




