Kastrioti ka shënuar fitore bindëse ndaj Llapit.
Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, skuadra ferizajase fitoi me rezultat 51:30.
Ndeshja ishte e mbetur dhe i takonte xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Cilësia ishte në anën e ferizajasve dhe kjo u bë e qartë që në pjesën e parë.
Kastrioti tani i ka 16 pikë nga nëntë ndeshje dhe mban vendin e dytë. Numër të njëjtë të pikëve dhe ndeshjeve të luajtura ka edhe Rahoveci në vendin e parë.
Llapi është i gjashti me gjashtë pikë nga nëntë ndeshje.




