Këshilli Prokurorial i Kosovës njofton se mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për refuzimin e padisë së KDI-së për shfuqizimin e Rregullores Nr.03/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.02/2021 për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit, kolegji i së cilës e ka refuzuar si të pathemeltë padinë e paraqitur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kundër KPK-së.
KPK nënvizon gjithashtu se Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë edhe kërkesën plotësuese për shfuqizimin e të gjitha vendimeve të KPK-së që burojnë nga kjo rregullore.




