Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e uroi sot Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së.
Ai tha se mezi pret të punojë me të dhe me udhëheqës të tjerë politikë për të mbështetur progresin e Kosovës në rrugën e saj për integrimin në BE.
Anbasadori Orav theksoi se krijimi i institucioneve plotësisht funksionale, për të mirën e të gjithë qytetarëve, duhet të jetë prioriteti i tyre i përbashkët.




