Tre fëmijë nga Ferizaj, të mërkurën e gjetën një portofol me para dhe dokumente e të njëjtin e dorëzuan në polici.
Ndërkaq, sot në Ditën Botërore të Fëmijëve presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i priti ata në takim.
Ajo tha se Diar, Anik dhe Rajana Terziu dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie.
Postimi I plotë:
Sot, në Ditën Botërore të Fëmijëve, pata kënaqësinë t’i pres në takim tre heronjtë e vegjël që na dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie: Diar Terziun, Anik Terziun dhe Rajana Terziun. Ata gjetën një portofol me para dhe e dorëzuan në polici, duke treguar vlera të larta morale.
Atyre ju ndava mirënjohje për aktin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke u shndërruar në shembull frymëzues për të gjithë fëmijët e vendit. ❤️❤️❤️




