Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka caktuar 28 dhjetorin si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ajo ka theksuar se kjo datë është më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve.
Osmani ka thënë se pas dështimit të djeshëm që Kuvendi të zgjedhë Qeverinë e re, sot përmes dekretit presidencial e ka bërë shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo ka thënë se para nënshkrimit të dekretit ka bërë përpjekje që të bëhen zgjatjet buxhetore në mënyrë që të mos bllokohet funskionimi i shtetit, mirëpo ajo tha se ka pasur mungesë të vullnetit politik dhe si rrjedhojë është detyruar të nënshkruajë dekretin e shpërndarjes së legjislaturës së nëntë të Kuvendit.




