Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë greva e përgjithshme e punëtorëve të RTK-së, e cila do të mbahet çdo ditë nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
Sipas tyre, kjo masë vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe një gjendjeje që është bërë e paqëndrueshme si për stafin ashtu edhe për funksionimin e institucionit, e ku pagat janë të bllokuara dhe rrezikohet seriozisht vazhdimësia e RTK-së.
Sindikata njofton se greva do të shoqërohet shumë shpejt edhe me protestë në shesh, para Qeverisë, për të cilën do të njoftohet me kohë.




