Avokat i Popullit, Naim Qelaj ka shprehur shqetësimin në lidhje me shkeljet e vazhdueshme që po bëhen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Gjykatën Speciale.
Ai në një konferencë për media ka thënë se gjatë vizitës së tij të parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, e ku tha se komunikimi me ta ka qenë nën monitorim të plotë, dhe se kështu shkelet edhe e drejta e lirive të njeriut.
Qelaj ka përmend edhe faktin se në Gjykatën Speciale mungon llogaridhënia dhe transparenca sepse përveçse monitorohen vizitat, ai tha se janë vënë edhe kufizime kohore në vizitat e ish-krerëve të UÇK-së.




