Rita dhe Fidan, kanë sjellë një himn festiv dhe patriotik, duke lansuar këngën e tyre më të re me titull “Kuq e Zi”.
Kënga vjen e kompletuar me një videoklip të realizuar me shumë kujdes, duke sjellë imazhe festive që i përshtaten emrit dhe temës së këngës.
Me këtë projekt, Rita dhe Fidani tregojnë se përveç hiteve të zhanreve të tjera, ata sjellin edhe këngë patriotike.





