Në vazhdimësi të aktiviteteve të organizuara për nder të 26-vjetorit të themelimit, SHKK ka zhvilluar aktivitete sportive dhe edukative në disa prej institucioneve korrektuese. Në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Gjilan dhe Prizren u organizuan gara në shah dhe pingpong, ku pjesëmarrësit treguan angazhim, disiplinë dhe sportivitet. Fituesit u vlerësuan me medalje, mirënjohje dhe libra motivues.
Ndërkohë, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë u mbajt një aktivitet ndërgjegjësues me temën “Dhuna në Familje”, me fokus në edukimin dhe rritjen e vetëdijes së pjesëmarrësve.
Këto aktivitete vazhdojnë të mbështesin përkushtimin e SHKK-së për krijimin e një mjedisi rehabilitues dhe nxitjen e zhvillimit personal të personave të privuar nga liria.





