Kosova më 30 nëntor do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Shqipërisë në parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bujar Loci, së bashku me shtabin teknik kanë shpallur listën e gjerë.
Në këtë listë janë 15 basketbollistë, e më pas lista do të shkurtohet në 12shen finale, që do të përballen me Kuqezinjtë.
Përgatitjet do të mbahen në qytetin e Prizrenit dhe do të fillojnë të hënën mbrëma, ku do të stërviten deri të premten.
Të shtunën mbrëma do të jetë stërvitja e parë në Shkodër, derisa një stërvitje do të jetë edhe të dielën në mëngjes.
Shqipëria dhe Kosova përballen më 30 nëntor nga 18:00, në kuadër të Grupit C, ku bën pjesë edhe Sllovakia.
Vendi i parë dhe një vend i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese do të kualifikohen në fazën e ardhshme.




