Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar për shkarkimin e Kryeprokurorit të Shtetit në detyrë, Besim Kelmendi, në një mbledhje të mbajtur paraditen e sotme
Në reagim thuhet se veprimi i sotëm pengon reformën e nevojshme në KPK.
“Shkarkimi i sotëm i Kryeprokurorit të Shtetit në detyrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës pengon reformën e vazhdueshme dhe të nevojshme të KPK-së dhe shpërfill parimet e sundimit të ligjit dhe detyrën ndaj qytetarëve.”
Zyra e BE-së në Kosovë thekson se ky veprim gjithashtu minon progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së.




