Alaudin Hamiti moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, ka paralajmruar publikun se sonte do të ketë një Prime të zjarrtë.
Përmes një video në InstaStory, Alaudini theksoi se nata do të jetë plot me diskutime dhe sqarime rreth dinamikave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme.
Ai u shpreh mes të tjerash: “Dorën në zemër, banorët janë on fire”, duke nënkuptuar se ata kanë shkaktuar shumë zhvillime të papritura dhe situata interesante që do të debatohen gjatë spektaklit.
Kështu, Prime-i i sotëm pritet të sjellë jo vetëm përmbledhjen e ngjarjeve kryesore, por edhe momente ku banorët do të duhet të japin përgjigje për veprimet dhe deklaratat e tyre të bëra gjatë javës.





