Ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ballafaquar Lëvizjen Vetëvendosje me dështimet e kësaj partie në qeverisje.
“FAKTET PO JU ÇMENDIN. Fushatat e juaja linçuese me profile FALLCE nuk më ndalin”, shkruan ajo derisa ka shpërndarë edhe fotografi nga biseda e Mimoza Kusari – Lilës, me organizatorin e sulmit terrorist të Banjskës, Millan Radojqiçin.
Bajrami shton se partia në pushtet, të vetmen fjalë e ka “Listën Serbe dhe Serbinë”, pasi sipas saj kanë dështuar e janë zhytur në korrupsion.
Tutje ajo thotë se LVV-në nuk e shpëtojnë as “koordinimet dhe marrëveshjet e dakordimet me Radojqiqin”.
Bajrami shton se LVV nuk e shpalli Listën Serbe organizatë terroriste por është koordinuar me të kundër Kosovës.




