Asambletë Komunale të Udhëhequra nga Fëmijët dhe Grupet e Udhëhequra nga Fëmijët të mbështetura nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Save the Children, shënuan Ditën Botërore të Fëmijëve duke mbajtur takime avokimi me autoritetet komunale në Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë të Jugut dhe Pejë, si dhe me Policinë e Kosovës.
Ata ndanë shqetësimet e tyre, paraqitën prova dhe kërkuan zgjidhje praktike, duke përdorur gjetjet nga Anketa Zërat e të Rinjve – ku 83% e fëmijëve thanë se duan të kenë më shumë ndikim në vendimmarrje dhe 29% raportuan se ndihen të pasigurt kur transportin publik natën (35% e vajzave).
Fëmijët theksuan edhe çështjet që i prekin çdo ditë, duke përfshirë diskriminimin, sigurinë dhe qasjen në shërbime gjithëpërfshirëse.
Së bashku ndërtojmë një Kosovë ku çdo fëmijë ndihet i mbrojtur dhe i përfshirë.




