Kjo fundjavë sjell ndeshje interesante të Superligës së Kosovës në basketboll, ku zhvillohet java e shtatë, që shënon fundin e rrethit të parë të garave të elitës.
Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës, dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës gjithmonë kanë dhuruar spektakël dhe kështu pritet edhe të dielën në kryeqytet nga ora 17:00.
Të shtunën do të përballen Rahoveci 029 dhe Golden Eagle Ylli nga ora 17:00 dhe GO+ Peja me Vëllaznimin nga ora 19:30.
Ndërkaq të dielën përveq derbit, do të zhvillohet edhe loja në mes Borës dhe Bashkimit në ora 20:15.




