Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kryesisë ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth përgatitjes së PDK-së për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
Ai ka thënë se partia e tij nuk ka vija të kuqe me asnjë subjekt politik, pasi që sipas tij, vijat e kuqe në të kaluarën kanë dëshmuar që janë të dëmshme për vendin sepse interesat e shteti janë mbi partitë.
Ndërkaq kur u pyet se a mund të ketë përafrim me Lëvizjen Vetëvendosje, Hamza tha se programet dhe bindjet politike i kanë më të përafërta me partitë që në të kaluarën kanë qenë ose në pushtet ose në opozitë.




