Sot misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, Misioni për Sundim të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës (KP) zhvilluan Ushtrimin “Golden Sabre 2025” në zonën stërvitore Kampi Vrelo (Prishtinë).
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Uluta ş, e përshkroi stërvitjen si një demonstrim të qartë të gatishmërisë, integrimit dhe ndërveprimit ndërmjet kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it, dhe bashkëpunimit efektiv me organizatat e sigurisë së Kosovës – duke kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal.
Gjithashtu mori pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke kryer heqjen e pajisjeve shpërthyese (EOD) dhe materialeve të rrezikshme (HAZMAT) për trajtimin dhe heqjen e operacioneve në përputhje me mandatin e saj.





