Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, nuk votoi për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të komunave të Kosovës.
Gjatë mbledhjes së mbajtur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ai tha se është kundër Listës Serbe për shkak të ndikimeve.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, e hodhi në votim certifikimin e rezultateve për Listën Serbe në komunat e Kosovës, ndërsa anëtarët tjerë votuan për.
“Për komunat serbe janë 9 vota, ndërsa për komunat tjera janë 11”, tha Radoniqi.
Kurteshi ishte dhe kundër certifikimit të Komunës së Kllokotit, meqenëse sic thotë ai, Sreqko Spasiqin me derektiva të Serbisë u largua nga gara e balotazhit të dytë, e më pas Qeveria e Serbisë e emëroi kryetar të komunës paralele serbe të Vitisë në Kosovë.




