Në Kosovë më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat shënojnë procesin e katërt zgjedhor brenda këtij viti.
Lidhur me situatën aktuale politike dhe frymën e zgjedhjeve ka folur ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili vlerësoi se votuesit do të jenë ata që do t’i përcaktojnë qartë pasojat politike të zgjedhjeve.
Ai theksoi se partitë politike nuk duhet të frikësohen nga ndëshkimi elektoral, nëse angazhohen për të mbrojtur të vërtetën dhe interesin e vendit, duke shtuar se nuk duhet të varen nga “ankthi i sondazheve dhe pëlqimeve”.
Sa i përket datës së caktuar të zgjedhjeve, Mustafa tha se nuk sheh dëm nga zhvendosja prej 21 në 28 dhjetor, por kritikoi atë që e quajti shpërfaqje të pacipë të animit politik të presidencës kah koalicionit në pushtet dhe një papërgjegjësi ndaj rolit bazik të sigurimit të unitetit të popullit.




