Federata Shqiptare të Futbollit ka publikuar statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë të Kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
Nga këto statistika, Nedim Bajrami ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi sprinti i tij në njërën nga ndeshjet shkoi deri në 34.18km/h.
Pas tij vjen Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 km/h, Armando Broja dhe Myrto Uzuni arritën shpejtësi të njëjtë prej 32.23 km/h, ndërsa Mario Mitaj arriti shpejtësinë 31.47 km/h.




