Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar 26-vjetorin e themelimit. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se në këto 26 vite Shërbimi Korrektues ka dëshmuar se drejtësia nuk kufizohet vetëm me dënim, por drejtësia është përgjegjësi, ndërtim dhe besim.
“Falë punës që zyrtarëve të këtij shërbimi të mbështetur në mekanizmat e drejtësisë sot kemi një sistem korrektues që fokusohet jo vetëm në ruajtjen e rendit por edhe në edukimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar”, u shpreh Osmani.




