Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar sot ndaj deklarimeve të disa anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke i quajtur të pasakta pretendimet se Kryeprokurori i PSRK-së ka ndikuar në proceset vendimmarrëse të KPK-së.
Në njoftimin e saj theksohet se as institucioni dhe as Kryeprokurori nuk kanë ushtruar dhe nuk mund të ushtrojnë ndikim në çështjet që janë kompetencë ekskluzive e KPK-së.
Sipas PSRK-së, çdo përpjekje për ta përfshirë këtë institucion në debatet e brendshme të KPK-së dëmton integritetin e tërë sistemit prokurorial.
Në fund, Prokuroria Speciale riafirmon angazhimin e saj për të vazhduar përmbushjen e detyrave me pavarësi të plotë, në shërbim të interesit publik, me përkushtim dhe transparencë.




