Diplomati amerikan, Philip Reeker, ka thënë se Republika e Kosovës ka nevojë për një qeveri e cila mund të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë deklaratë ai e ka bërë teksa është pyetur rreth sfidave në procesin e dialogut dhe atë se çfarë SHBA mund të bëjë për të lehtësuar procesin.
Megjithatë Reeker thotë kjo është shumë e vështirë, kur ke një Qeveri e cila nuk është e aftë për të marrë vendime.
Ai shtoi se njerëzit në të gjithë rajonin meritojnë diçka më të mirë dhe meritojnë ti lënë pas këto çështje të vjetra.




