Duke komentuar për mirënjohjen e veçantë që i është ndarë Misionit nga Ministri në detyrë i drejtësisë, Blerim Sallahu, dhe nga Drejtori i përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, tha se SHKK është një prej partnerëve më të formuar të EULEX-it, me një përkushtim shembullor për ngritjen e profesionalizmit dhe avancimin e programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit.
Ai tutje theksoi se për të, është nderë i vërtetë që në emër të EULEX-it pranoj mirënjohjen e veçantë si shenjë besimi dhe falënderimi për mbështetjen e palëkundur të Misionit për SHKK-në, mbështetje të cilën ne jemi përkushtuar ta ruajmë përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit.





